Tre të vdekur në një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë

Tre të vdekur në një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë

Tre persona të moshës së re, vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti. Me veturën që udhëtonin, ata kanë rënë mbrëmë në liqenin e Badocit.

Policia konfirmoi se mbrëmë rreth orës 23:00, ka pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ndodhi një aksident trafiku me pasoja fatale.

Vdekjen e të rinjve e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti tragjik.

Share This