
Tre të mitur të përfshirë në vjedhje, njëri arratiset dy arrestohen
Në orët e para të mëngjesit të 10 prillit 2026, rreth orës 03:03, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është raportuar një rast vjedhjeje.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas njoftimit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë intervenimit janë hasur tre persona të mitur, ku njëri prej tyre ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.
Dy të miturit e tjerë janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatëve mbrojtës. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është ende nën hetim.


