
Trajneri i Milanit pas dështimit në Champions: Të gjithë jemi të zhgënjyer
Tekniku i Milanit, Conceicao analizoi eleminimin nga Champions, pas barazimit 1-1 me Feyenoord.
“E dinim që ne ishim më të fortë. Zhgënjimi është shumë i madh. Ne e nuk arritëm ta shënonim golin e dytë në disa raste dhe jemi të zemëruar. Shumë të zhgënjyer për mënyrën se si shkoi ndeshja. Jemi shumë për t’u fajësuar.
Sot nuk mund të mendojmë dhe duhet të përqendrohemi në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Sot episodi me Teon ndryshoi ndeshjen”,- tha ai.