Tragjedi në Peru! Rrufeja godet lojtarët në një fushë futbolli
Një lojtar humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën pasi u goditën nga rrufeja në një fushë futbolli në Peru, në Huancayo, ku po luhej një ndeshje mes Juventud Bellavista dhe Familia Chocca.
Sipas raportimeve të mediave peruane, arbitri sapo kishte pezulluar ndeshjen në stadiumin Coto Coto për shkak të fillimit të një stuhie dhe ndërsa lojtarët po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, rrufeja goditi disa prej tyre.
Futbollisti i vrarë u identifikua si Hugo De la Cruz Meza, 39 vjeç. Transmetuesi peruan RPP raporton se të plagosurit janë: Juan Choça Llacta, 42 vjeç, Erick Estiven Çente Cuyllor, 19 vjeç, Cristian Cesar Pituy Cahuana, 24 vjeç dhe një 16 vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur.