Tragjedi në Malishevë, vdesin babai dhe dy fëmijët nga zjarri në banesë

Tragjedi në Malishevë, vdesin babai dhe dy fëmijët nga zjarri në banesë

Tre persona, babai dhe dy fëmijët e tij, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se pas pranimit të informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, raporton rtk.

Sipas tij, tre personat janë gjetur në banesë dhe janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se ishin pa shenja jete.

Elezaj tha se zjarri është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Aktualisht, autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Share This