
Tovërlani zbardh listën e Dardanëve të rinj për sfidat e nëntorit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, të shtunën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.
Dardanët e rinj gjatë këtij muaji zhvillojnë dy ndeshje në kuadër të kualifikimi për Kampionatin Evropian.
Kosova më 14 nëntor do të përballet me Qipron, derisa katër ditë më vonë kombëtarja jonë sfidon Finlandën.



