Tottenham turpëron Cityn midis ‘Etihad’

Tottenham turpëron Cityn midis ‘Etihad’

Tottenham i ka dhënë leksion Manchester Cityt, duke e mposhtur me rezultat 0-4, të shtunën në ‘Etihad Stadium’.

Kampionët në fuqi të Anglisë janë turpëruar para tifozëve të saj duke u mundur nga ‘Spurs’, në ndeshjen e luajtur në kuadër të javës së 12-të të Premier League-s.

Përballja mes Cityt dhe Tottenhamit, ka dhënë një sfidë mjaft interesante, me raste të shumta nga të dy skuadrat dhe katër gola të shënuar.

Maddison (13’, 20’), Porro (52’) dhe Johnson (90+3), shënuan për fitoren e ‘Spurs’.

Të besuarit e Pep Guardiolës krijuan një mori rastesh, por të paktën një herë nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Pavarësisht kësaj humbje, City mbetet në pozitën e dytë me 23 pikë, pesë me pak se lideri i tabelës, Liverpool, kurse, Tottenham është e gjashta me 19 sosh.

Share This