Tottenham shkund Newcastle-n

Tottenham shkund Newcastle-n

Tottenham është treguar skuadër e pamëshirshme ndaj Newcastle, duke e mposhtur bindshëm prej 4-1, të dielën në kuadër të Premier League-s.

“Spurs” kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë në duel me Newcastle-n, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën që çon në zonën e Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, golin e nderit për skuadrën mike e realizoi Joleniton (90+2’).

Udogie (26’), Richarlison (38’, 60’) dhe Son (85’), shënuan për fitoren e Tottenhamit, skuadër kjo që tani ngjitët në vendin e pestë me 30 pikë, kurse, Newcastle është e shtata me 26 sosh.

Share This