
`Thaçi e të tjerët`, anulohen seancat e javës tjetër, gjyqi nis më 3 nëntor
Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme (27–30 tetor).
“Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor 2025, me seanca shtesë të caktuara për 17–20 nëntor 2025, ashtu siç shihet në kalendarin e gjykatës“, thuhet në njoftim, raporton rtk.


