Tërnava uron festën e Fitër Bajramit: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Tërnava uron festën e Fitër Bajramit: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në emër të Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës dhe në emrin e tij personal, ai ka shprehur përgëzimet dhe urimet më të mira, duke theksuar rëndësinë e përjetimit shpirtëror të kësaj feste në ambientet familjare dhe shoqërore.

Tërnava ka theksuar se ceremonia e Fitër Bajramit bashkon besimtarët në faljen e namazit të Bajramit, duke e cilësuar këtë moment si më të rëndësishmin e festës.

Ai ka theksuar se kjo festë vjen pas një muaji të sakrificës dhe devotshmërisë gjatë Ramazanit, dhe është një mundësi për të forcuar lidhjet familjare dhe shoqërore, duke promovuar vlera si dashuria, harmonia dhe solidariteti.

Share This