
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
Në manifestimin qendror të Kurban Bajramit, që u mbajt sot në Xhaminë “Sulltan Fatih” në Prishtinë, muftiu Naim Tërnava mbajti ligjëratën para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, bashkimit dhe vlerave familjare.
Muftiu Tërnava bëri thirrje për dashuri, drejtësi dhe bashkëpunim në shoqëri, në frymën e Kurban Bajramit.
“Sot jemi mbledhur për të falur Kurban Bajramin, jo vetëm për t’u mbledhur në këtë ditë, aty ku sakrifica bashkohet dhe jetohet. Nuk ka gjë më të bukur kur shpirti gjen qetësinë. Kurban Bajrami na mëson që kërkon sakrificë për ta ruajtur atdheun, për ta ruajtur familjen dhe shoqërinë”, tha ai, raporton rtk.