
Tërmeti në Myanmar- Shkon në 1600 numri i të vdekurve, junta ushtarake lejon skuadrat e huaja të shpëtimit
Sunduesit ushtarakë të Myanmar kanë lejuar skuadrat e huaja të shpëtimit pas tërmetit shkatërrimtar që vrau më shumë se 1600 njerëz, tërmet i cili konsiderohet si fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore në vendin e varfër të shkatërruar nga vitet e luftës.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë i së premtes konsiderohet ndër më të mëdhenjtë që ka goditur kombin e Azisë Juglindore që prej shekullit të kaluar, duke prekur aeroportet, urat dhe autostradat ndërsa ndodhet mes një lufte civile që ka shkatërruar ekonominë dhe shpërngulur miliona persona.
Sipas shërbimit të lajmeve BBC Burmese bëhet e ditur se numri total deri më tani i të vdekurve në Mianmar ka shkuar në 1.644, referuar burimeve të qeverisë së drejtuar nga junta ushtarake.