Tërmet në Kosovë
Një tërmet me 2.9 shkallë të rihterit është regjistruar të martën në Kosovë. Dridhjet janë regjistruar në zonën e Ferizajt.
Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovë ka theksuar se bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, sot në orën 11:41:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit .
“Thellësia hipoqendrore ishte 11 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436;
9 km në Verilindje VL të Vitisë
2 km në Jugperëndim JP të fshatit Sublla”, ka shkruar ai në Facebook
Sipas tij, tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.
“Nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka shkruar ai.
Edhe Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) dha informacione mbi dridhjet.
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:41, 36 kilometra në veri të Shkupit dhe 16 kilometra në jug të Gjilanit.
Thellësia e tërmetit ishte 12 km.
Dridhje toke janë ndier edhe mesnatën e 12 dhjetorit në Kosovë. Tërmeti pati magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter.