
Tensione në Suharekë, Peja shkruan se ndeshja ndaj Yllit është ndërprerë
Sot po zhvillohet në Suharekë ndeshja e parë çerekfinale e play-offit mes KB Yllit dhe KB Pejës.
Kur po zhvillohej çereku i dytë dhe rezultati ishte 36:31 në të mirë të pejanëve, ndeshja është ndërprerë.
Sipas komenatorit të Art Motion, një nga lojtarët e Pejës ua drejtoi gishtin tifozëve, që reaguan me karrige.
Sipas klubit pejan, drejt tyre ka pasur hudhje të gjësendeve në drejtim të lojtarëve, ndërsa gjatë shkuarjes në zhveshtore, lojtarët janë sulmuar.
“Ndeshja ndërpritet pas sharjeve dhe hudhjeve të vazhdueshme nga tifozeria vendase”.
“Poashtu edhe është sulmuar skuadra jonë gjatë hyrjes në zhveshtore”, thuhet në reagimin e KB Peja.
Ndërprerja ndodhi 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë apo çereku i dytë i takimit.