Ten Haag: Vetëm Manchester City është më i mirë se ne, ky është një fakt!

Ten Haag: Vetëm Manchester City është më i mirë se ne, ky është një fakt!

Lojtarët e Manchester United përballen sot me sprovën më të vështirë që nga fillimi i sezonit të Ligës së Premierligës. Në xhiron e tretë do të presin rivalin e hidhur Liverpool, i cili po luan në formë të mirë, pasi që nga fillimi i edicionit ka fituar dy ndeshje në po aq ndeshje.

Trajneri i Manchester United, Eric ten Haag nuk është shumë i shqetësuar për këtë, dhe para kësaj ndeshjeje, e cila është shumë e rëndësishme për çdo tifoz të skuadrës nga “Old Trafford”, tha se ka shumë gjëra pozitive në mandatin e tij. Nën drejtimin e Ten Haag, United arriti të fitojë Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

“Pa llogaritur Manchester Cityn, ne kemi fituar më së shumti trofe në këto dy vite. Pra, ne ishim më të mirë se të tjerët. Ky është realiteti. Këto janë faktet. Këtë vit ne duam trofe dhe jam shumë i sigurt se do t’i marrim ato”, tha Ten Haag.

Share This