Temperaturat deri në 36 gradë, kujdes
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 deri 36 gradë Celsius.
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.