
Të paktën 28 të plagosur pasi një automjet përplaset me turmën në Hollivud
Një automjet u përplas sot në mëngjes me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard, në East Hollywood – duke plagosur të paktën 28 persona, njoftuan shërbimet e emergjencës në Los Anxheles.
Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelesit raportoi tre viktima në gjendje kritike, gjashtë në gjendje të rëndë dhe 19 në gjendje të mirë.
Incidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit. Departamenti tha se 124 zjarrfikës ndihmuan në vendngjarje.
Santa Monica Boulevard është një rrugë kryesore në Beverly Hills.
Incidenti ndodhi përpara një vendi me muzikë live, pranë bulevardit.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan një automjet gri të errët me dëmtime të mëdha në pjesën e përparme dhe mbeturina të shpërndara nëpër rrugë. /atsh/


