Të paktën 100 koreano-veriorë të vdekur në luftën në Ukrainë
Të paktën 100 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë në Ukrainë që nga hyrja në luftime e ushtarëve të Koresë së Veriut në anën ruse në fillim të këtij muaji, sipas burimeve të Koresë së Jugut. Në tetor u bë e ditur se Korea e Veriut kishte dërguar 10 mijë trupa për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Rusisë.
Zyrtari i Koresë së Jugut, Lee Sung-kwon, duke folur me gazetarët pasi parlamenti u informua nga Shërbimi Informativ Kombëtar i vendit, tha se 1000 ushtarë të tjerë të Koresë Veriore ishin plagosur. Ai tha se viktimat përfshinin zyrtarë të rangut të lartë dhe mund të shpjegohet me mungesën e njohurive të trupave me terrenin dhe luftën me dron.
Të hënën një zëdhënës i Pentagonit tha se koreano-veriorët ishin vrarë, pa dhënë një numër, dhe një ditë më vonë një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha se kishte “disa qindra” të vrarë ose të plagosur.
Trupat e Koresë së Veriut, asnjë prej të cilëve nuk do të ketë ndonjë përvojë të mëparshme luftarake, besohet se i kanë kaluar javët e para në Rusi në stërvitje dhe më pas në role mbështetëse.
Viktimat mendohet se janë vrarë në rajonin Kursk të Rusisë, ku ukrainasit po mbrojnë një zonë të vogël territori të kapur gjatë një inkursioni të befasishëm në gusht.
Zyrtarë të Koresë së Jugut, thanë se kishte raporte për përgatitje të trupave shtesë në luften ne Ukraine, dhe se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të mbikëqyrte stërvitjen. Ai citoi zyrtarë të inteligjencës të kenë thënë se numri i lartë i viktimave mund t’i atribuohet një “mjedisi të panjohur të fushëbetejës, ku forcat e Koresë së Veriut po përdoren si njësi sulmi të vijës së parë të dhe mungesës së aftësisë së tyre për të kundërshtuar sulmet me dronë”.
As Rusia dhe as Veriu nuk e kanë pranuar dislokimin e trupave, por një deklaratë e Koresë së Veriut të enjten e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se aleanca e vendit me Moskën “po frenonte shtrirjen e influencës së qëllimshme të SHBA-së dhe Perëndimit”. /RTK/