Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare

Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare

Trajneri i Kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinjo, zyrtarisht shtetas shqiptar.

Në mbrëmjen festive të organizuar nga FSHF, në praninë e presidentit, Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, trajneri i kuqezinjve është bërë zyrtarisht shtetas shqiptar.

Një moment emocionues për trajnerin brazilian, i cili bëhet kështu trajneri i dytë  i huaj që përfiton këtë status.

Më parë ishte Gianni De Biasi që përfitoi nënshtetësinë shqiptare.

Share This