Sylejmani hap Forumin presidencial: Jam vajza e gruas që u dhunua para meje

Sylejmani hap Forumin presidencial: Jam vajza e gruas që u dhunua para meje

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka nisur edicionin e tretë me rrëfimin e Vanesa Sylejmanit, vajzës e cila ka qenë dëshmitare e dhunimit seksual të nënës së saj nga regjimi serb në luftën e fundit të Kosovës.

“Unë jam Vanesa Sylejmani, një fëmijë i luftës në Kosovë por që jam bërë shumë më shumë se kaq. Jam vajza e një gruaje të mençur, që u dhunua para meje në vitin 1999. Kur isha katër vjet, kam qenë dëshmitare e një lufte që ka qenë e projektuar që të ketë më shumë viktima se sa të mbijetuar”, tha ajo.

Sylejmani foli për ndikimin e madh që ka pasur kjo ngjarje në jetën e saj dhe të nënës së saj, si e mbijetuar e dhunës seksuale.

“Lufta ka viktima të shumta, edhe atëherë kur lufta ka mbaruar”, ka thënë ajo teksa ka treguar pamundësinë për t’u mbrojtur si fëmijë nga një regjim i tillë.

Prishtina sot e nesër do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete. /rtk/

Share This