Sveçla viziton Akademinë e Mbrojtjes Civile në Abu Dhabi

Sveçla viziton Akademinë e Mbrojtjes Civile në Abu Dhabi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar se ka zhvilluar vizita në Akademinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi dhe Qendrën e Mbikëqyrjes së Shërbimeve ndaj Konsumatorëve.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla i quajti këto tri vizita si shumë të vlefshme.

“Në këto tri vizita shumë të vlefshme për Ministrinë tonë, pamë nga afër nivelet e trajnimit dhe reagimit në 19 nivele të emergjencave civile, funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Operacioneve Qendrore si mekanizëm koordinues ndërinstitucional në vlerësimin dhe analizën e rriskut, parandalimin dhe reagimin në rastet e cenimit të sigurisë dhe jo vetëm si dhe në mbikëqyrjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve”, ka shkruar ai në Facebook, raporton rtk.

Ai tha se krerët e këtyre tri institucioneve kanë ofruar shkëmbimin e përvojave në parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave.

“Nga krerët e këtyre tri institucioneve, Kolonel Adel Ali Alsamri nga Mbrojtja Civile, Abdulaziz Alamed nga Drejtoria e Përgjithshme e Operacioneve Qendrore dhe dhe Mubark Al Kalily nga Qendra e mbikëqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit, pranuam gatishmërinë e tyre të plotë për institucionet e Republikës së Kosovës si në ofrimin e trajnimeve ashtu, në shkëmbimin e përvojave më të mira në parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, ka shkruar tutje Sveçla.

Share This