Sveçla: Shtetasi serb, Lazar Zhivkoviq, kërcënuesi me bombë ndaj Kuvendit

Sveçla: Shtetasi serb, Lazar Zhivkoviq, kërcënuesi me bombë ndaj Kuvendit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri përmes të cilit është bërë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës është i një shtetasi serb të quajtur Lazar Zhivkoviq. Ai në një postim në Facebok ka shkruar se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.

Në një postim në ‘Facebook’, Sveçla lidhur me këtë rast vuri në dukje se institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi.

Sipas tij, numri i telefonit, nga i cili është bërë kërcënimi, është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.

“Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Institucionet e Kosovës janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas kërcënimit, sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla bëri me dije se sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë. /rtk/

Share This