Superliga vjen sot me duelin Drita-Ferizaj

Superliga vjen sot me duelin Drita-Ferizaj

Elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot me duelin Drita-Ferizaj.

Gjilanasit dhe ferizajasit do të përballen në sfidën e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje luhet sot përshkak të pjesëmarrjës së Dritës në garat evropiane.

Dueli me Ferizajn është ndeshja e parë e Dritës në këtë sezon të garave në Superligë.

Gjilanasit synojnë fitore në këtë duel, derisa Ferizaj ka zhvilluar tri ndeshje, ku ka një fitore, një barazim dhe një disfatë.

Ballafaqimi mes Dritës dhe Ferizajt fillon në orën 16:00.

Share This