Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës të javës së dytë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani pas fitores në xhiron e parë në udhëtim tek Liria, para tifozëve të tyre kërkon trepikëshin e radhës kundër Feronikelit ’74.

Ndërkohë, në duelin tjetër të ditës së sotëm ballafaqohen Llapi dhe Dukagjini, sfidë kjo që parashikohet të sjellë një ndeshje dramatike, pasi që të dy skuadrat synojnë fitore.

Sot takohen:

Ballkani-Feronikeli ‘74

Llapi-Dukagjini

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 17:00.

Share This