Superliga rikthehet sot me tri ndeshje interesante
Elita e futbollit rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e para të javës së nëntë.
Gjilani-Dukagjini, Malisheva-Drita dhe Feronikeli ’74-Fushë Kosova, janë tri duelet që do të luhen sot, sfida këto që pritet të prodhojnë ndeshje interesante.
Xhiroja e nëntë do të vazhdojë të dielën pasdite, ku derbi i madh luhet në “Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Ballkanit, skuadra këto që synojnë titullin e kampionit.
Përballja mes prishtinasve dhe suharekasëve, e cila do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve, do të gjykohet nga arbitri Ilir Mehmeti.
Krahas duelit Prishtina-Ballkani, do të luhet edhe përballja mes Llapit dhe Lirisë, ndeshje që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.
Superliga /Java e nëntë
Sot takohen:
Gjilani-Dukagjini
Malisheva-Drita
Feronikeli ’74-Fushë Kosova
Nesër takohen:
Llapi-Liria
Prishtina-Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00, përveç duelit Prishtina-Ballkani që luhet prej orës 20:00.