Superliga rikthehet sot me duelin Prishtina-Dukagjini

Superliga rikthehet sot me duelin Prishtina-Dukagjini

Elita e futbollit tonë, rikthehet sot pasdite me dueli Prishtina-Dukagjini, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të javës së gjashtë.

Kjo xhiro pritet të sjellë disa duele interesante. Prishtina-Dukagjini, do të sprovojnë forcat në Kampin Nacional në Hajvali.

Të shtunën sfida interesante priten në duelet Ferizaj-Llapi dhe Suhareka-Feronikeli ’74.

Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite me dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjavë, ku spikat përballja mes Dritës dhe Ballkanit, derisa sfidë interesant pritet të jetë edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, ku Malisheva pret Gjilanin.

Superliga /Java e gjashtë

Sot takohen:

Prishtina-Dukagjini

Të shtunën takohen:

Ferizaj-Llapi

Suhareka-Feronikeli ‘74

Të dielën takohen:

Malisheva-Gjilani

Drita-Ballkani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Share This