Superliga rikthehet me disa duele të ‘nxehta’

Superliga rikthehet me disa duele të ‘nxehta’

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të, ku në program janë pesë përballje interesante, të cilat pritet të sjellin rivalitet të fortë në garën për objektivat sezonale.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiro zhvillohet të premten, ku Gjilani e pret Llapin në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 18:00. Kjo përballje pritet të jetë mjaft interesante, pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë rezultat pozitiv.

Të shtunën në program janë dy ndeshje. Vushtrria përballet me Ballkanin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga ora 14:00, ndërsa në mbrëmje, nga ora 18:00, Drenica e pret Malishevën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ndërkohë, të dielën zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj xhiro. Feronikeli 74 përballet me Dukagjinin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 13:00.

Në të njëjtën kohë, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Prishtina do të jetë nikoqire e Dritës. Kjo përballje pritet të jetë ndër më tërheqëset e fundjavës, duke pasur parasysh ambiciet e të dyja skuadrave dhe rëndësinë e pikëve në këtë fazë të kampionatit.

Superliga/Java e 11-të

E premte, 23 tetor

18:00 – Gjilani – Llapi

E shtunë, 24 tetor

14:00 – Vushtrria – Ballkani

18:00 – Drenica – Malisheva

E diel, 25 tetor

13:00 – Feronikeli 74 – Dukagjini

13:00 – Prishtina – Drita

Share This