Superliga rikthehet me disa duele të ‘nxehta’
Elita e futbollit kosovar vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 11-të.
Kjo xhiro hapet sot pasdite me duelin mes Ballkanit dhe Gjilanit, sfidë kjo që është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.
Ballkani në këtë duel vije pas barazimit 0-0 në udhëtim te Dukagjini dhe synon që të rikthehet te fitoret, derisa gjilanasit vijnë pas fitores ndaj Llapit 2-1.
Xhiroja e 11-të do të vazhdojë nesër, ku do të përballen Dukagjini-Suhareka dhe Llapi-Feronikeli.
Mesjava do të mbyllet të enjten pasdite me duelet Ferizaj-Malisheva dhe Drita-Prishtina përballje këto që pritet të dhurojnë ndeshje interesante.
Superliga / Java e 11-të
Sot takohen:
Ballkani-Gjilani
Të mërkurën takohen:
Dukagjini-Suhareka
Llapi-Feronikeli
Të enjten takohen:
Ferizaj-Malisheva
Drita-Prishtina