Superliga rikthehet me disa duele të ‘nxehta’

Superliga rikthehet me disa duele të ‘nxehta’

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e gjashtë.

Kjo xhiro, e cila nis të premten pasdite, pritet të sjellë disa duele interesante.

Prishtina-Dukagjini, sfidë kjo që luhet nesër pasdite në Kampin Nacional në Hajvali, hap ndeshjet e javës së gjashtë.

Të shtunën sfida interesante janë ajo mes Ferizajt dhe Llapit si dhe Suharekës dhe Feronikelit ’74.

Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite me dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjavë, ku spikat përballja mes Dritës dhe Ballkanit, derisa sfidë interesant pritet të jetë edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, ku Malisheva pret Gjilanin.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Share This