Superliga nis me sfida të ‘nxehta’

Superliga nis me sfida të ‘nxehta’

Këtë vikend nis Superliga e Kosovës në futboll e cila pritet të jetë shumë interesante dhe e zjarrtë.

Klubet që pretendojnë titullin e kampionit kanë bërë lëvizje shumë interesante duke e përforcuar skuadrën dhe kjo rrit shpresat se do të kemi një garë të luftuar shumë deri në xhiron e fundit të kampionatit si në luftë për titull ashtu edhe për dalje në Evropë, shkruan Ballkani.info.

Gjithsesi, java e parë sjell dy ndeshje mjaft joshëse. Prishtina ndeshet me Suharekën dhe mbetet të shihet se sa kanë punuar këto dy ekipe kur dihet se kanë bërë shumë ndryshime në skuadër.

Interesant është edhe Ballkani që ndeshet me Dukagjinin, ndërsa Drita e Malisheva është shtyrë me kërkesën e FC Dritës.

Orari i plotë i ndeshjeve:

Share This