Superliga / Fitojnë Drita dhe Prishtina, kjo është tabela
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotëm në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit tonë.
Drita e ka mposhtur në udhëtim Suharekën, me rezultat 1-2, duke bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës.
Dueli mes Suharekës dhe gjilanasve, ka prodhuar një sfidë interesante me disa raste të mira dhe tre gola të shënuara.
Mevlan Zeka (28’), kalojë Suharekën në epërsi, derisa Ibrahim Salifou (44’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën edhe u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të kësaj ndeshje, Drita përmes Albert Dabiqajt (66’), gjeti golin e dytë dhe të fitores në këtë sfidë joshëse.
Pas kësaj fitore, Drita ngjitët në krye të tabelës me 21 pikë, derisa Suhareka është e pesta me 17 sosh.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Prishtina e cila në ‘Fadil Vokrri’ mundi Ferizaj, me rezultat 1-0.
Leotrim Kryeziu (61’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Prishtinën e cila tani ka 19 pikë aq sa kanë edhe Ballkani edhe Malisheva, kurse, Ferizaj renditet e teta me 14 pikë të tubuara.