Superliga e basketbollit vjen sot me dy duele interesante

Superliga e basketbollit vjen sot me dy duele interesante

Pasi të shtunën u zhvilluan dy ndeshje në Superligën e basketbollit, aty ku Ylli fitoi me një pikë ndaj Pejës dhe Trepça ndaj Vëllaznimit me tre pikë, radha sot është për dy takime tjera.

Sigal Prishtina do të ketë përballjen më të lehtë këtë vikend.

Kryeqytetasit do të përballen me Istogun dhe parashikohet ta kalojnë pa problem këtë sfidë.

Në anën tjetër, Istogu ka vetëm një fitore këtë edicion dhe tashmë është përshëndetur nga elita.

Sfida tjetër do të jetë derbi lokal mes Proton Cable Prizrenit e Bashkimit.

Të dy ekipet janë në një pozitë tejet të pa lakmueshme. Bashkimi është i gjashti në tabelë me dy pikë më shume se Prizreni dhe me një fitore eventuale do të bëj hap tejet të madh për t’i ikur ndeshjes së barazhit dhe për ta siguruar “Play OFF-in”.

Share This