Superkupa vjen sot me gjysmëfinalet e ‘nxehta’
Superkupa e Kosovës në basketboll, vjen sot me sfidat gjysmëfinale, turne ky që po mbahet në Suharekë.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet prej orës 17:00, ku përballen rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina.
Në çerekfinale, mitrovicasit triumfuan 102:72 ndaj Bashkimit, teksa prishtinasit eliminuan Istogun me rezultatin 89:71.
E ‘nxehtë’ parashikohet të jetë edhe gjysmëfinalja e dytë, ku do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Peja
Suharekasit kaluan në gjysmëfinale pas fitores 82:69 ndaj Vëllaznimit, ndërsa pejanët eliminuan Proton Cable Prizrenin duke triumfuar me rezultatin 92:81.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori”, ndërsa finalja e madhe e Superkupës luhet të dielën pasdite.