Superkupa e basketbollit vazhdon sot me dy superduele

Superkupa e basketbollit vazhdon sot me dy superduele

Superkupa e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë sot me dy superduele.

Peja do të ndeshet me Proton Cable Przrenit, sfidë kjo që fillon në orën 17:00, derisa ndeshja e dytë e kësaj mbrëmje luhet mes Golden Eaagle Yllit dhe Bashkimit, përballje që starton nga ora 20:00.

Garat e Superkupës po zhvillohen në ‘Sezai Surroi’ në Prizren.

Dy gjysëmfinalistet e para janë, Trepça dhe Prishtina, të cilat të shtunën mposhtën skuadrat Bora, respektivisht Vëllaznimi.

Share This