Super Shaqiri i shënon dy supergola Zurich

Super Shaqiri i shënon dy supergola Zurich

Xherdan Shaqiri ishte protagonisti kryesor në barazimin e Baselit ndaj Zurichut, duke realizuar dy gola të bukur dhe duke e rikthyer dy herë skuadrën e tij në lojë.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan herët në epërsi me anë të Phaeton, pas asistimit të Bledian Krasniqit.

Megjithatë, reagimi i Baselit nuk vonoi, teksa Shaqiri barazoi rezultatin në minutën e 11-të.

Lojtari nga Gjilani finalizoi për mrekulli asistimin e Otele, me një goditje të saktë që nuk i la asnjë shans portierit vendas.

Baseli pati edhe një tjetër moment gëzimi, kur Dion Kacurri realizoi gol, por pas rishikimit në VAR, goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë.

Në fundin e pjesës së parë, Zurichu riktheu epërsinë falë golit të Keny. Sidoqoftë, vetëm dy minuta më vonë, në skenë doli sërish Xherdan Shaqiri.

Pas një pasimi të saktë nga Schmid, ylli i Baselit u tregua i saktë përballë portierit dhe shënoi golin e dytë personal, duke e barazuar rezultatin në minutën 45+3’.

Share This