Super Drita mposht Auda-n, kalon në play-off

Super Drita mposht Auda-n, kalon në play-off

Drita ka bërë një superndeshjes në duel me Auda-n, duke fituar ndeshjen me rezultat 3-1, pas lojës shtesë pasi që koha e rregullt u mbyll me rezultat 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, skuadra jonë kalon në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës.

Dueli mes Dritës dhe Auda-s, ka dhuruar një sfida tejet interesante, derisa ishte skuadra jonë që e dominoi shumicën e lojës.

Besnik Krasniqi (75’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.

Duel dramatikë ka sjell fraksioni i dytë, sidomos finish i ndeshjes kur Talla barazoi shifrat në 1-1 për ta çuar ndeshjen në lojën shtesë.

Në lojën shtesë, futbollistët e Dritës më të gjitha forcat sulmuan portën kundërshtare duke shënuar edhe dy gola.

Fillimisht Rron Broja (102’), kalojë Dritën në avantazh prej 2-1, derisa Albert Dabiqaj (115’), i dha goditjen e fundit skuadrës se Auda-s.

Drita kalon në fazën e play-off-it ku do të ndeshet me Legia e Varshavës.

Share This