Summer McIntosh dhe Hubert Kos fitojnë medaljet e arta

Summer McIntosh dhe Hubert Kos fitojnë medaljet e arta

Kanadezja Summer McIntosh në disiplinën e notit në konkurrencën e femrave, e ka fituar medaljen e dytë të artë në “Paris 2024”, këtë herë në 200 metra stili flutur.

McIntosh vendosi njëkohësisht edhe rekord të ri botëror, duke e mbyllur për 2:03.03, duke lënë prapa amerikanen Smith që e mbylli për 2:03.84, ndërsa e treta u rendit kinezja Zhang me 2:05.09.

Për 17-vjeçaren kjo është medalja e dytë e artë në këto lojëra Olimpike, derisa ka fituar edhe një të argjendtë në 400 metra stili not i lirë.

Ndërkohë në konkurrencën e meshkujve, me medalje të artë u stolis edhe hungarezi Hubert Kos, i cili bëri një përmbysje fantastike për ta mposhtur grekun Christou në 200 metra not me shpinë.

Greku Christou ishte i pari deri në 50 metrat e fundit, ku pastaj garuesi nga Hungaria shfrytëzoi të gjithë energjinë për t’ia rrëmbyer të artën, duke e mbyllur për kohën 1:54.26.

Share This