Sulmohet Gazmend Muhaxheri, Policia arreston dy të dyshuarit
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar për Gazetën Express se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.