Sulmi në Turqi, Rama: Dënojmë aktin terrorist

Sulmi në Turqi, Rama: Dënojmë aktin terrorist

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aktin terrorist që ndodhi sot në Ankara të Turqisë.

Përmes një postimi në ‘X’, Rama shkruan se Shqipëria qëndron me Turqinë “si dy kombe vëllezër dhe aleate të NATO-s.”

Ai thekson se Shqipëria dënon fuqimisht terrorizmin në të gjitha format e tij ndërsa shton se Turqia do të dalë më e fortë nga ky sulm  “frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara. Shqipëria qëndron me Turqinë si dy kombe vëllezër dhe aleate të NATO-s. Ne dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, shkruan kryeministri Rama. /rtsh/

Share This