Sulmi në ‘Ibër-Lepenc’, Musliu: U krye nga Radoiçiqi, i mbështetur nga shteti serb

Sulmi në ‘Ibër-Lepenc’, Musliu: U krye nga Radoiçiqi, i mbështetur nga shteti serb

Pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të AKI-së, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, ka deklaruar se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia.

Musliu nuk ka ndarë më shumë informacione para medieve, pasi sipas saj këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’ dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiqi, i mbështetur nga shteti serb”, ka thënë ajo para medieve.

Ajo ka përmendur dhe prezencën e drogave sintetike nëpër shkolla. Sipas saj, ky shqetësim është diskutuar në këtë mbledhje. /EO

Share This