Sulmet e fundit izraelite në Gazë-Figurat e larta të Europës: Na duhet paqja, ruani armëpushimin

Sulmet e fundit izraelite në Gazë-Figurat e larta të Europës: Na duhet paqja, ruani armëpushimin

Bashkimi Evropian ka reaguar pas sulmeve izraelite në Gazë duke u bërë thirrje të gjitha palëve që  të respektojnë armëpushimin e Gazës. Ndërsa një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian shkoi më tej sa i përket sulmeve izraelite teksa theksoi se nevojitet një shans për paqe dhe jo justifikime për sulme të tjera.

Ne kemi nevojë për një shans për paqe, jo justifikime për sulme të reja”, tha nënkryetarja e Komisionit Evropian Teresa Ribera përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkaq, kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur Thellësisht i shqetësuar nga sulmet e fundit izraelite në Gazë që lanë të vrarë më shumë se 100 palestinezë, duke shtuar se po vendoset në pikëpyetje armëpushimi i brishtë.

Duke folur në Parlamentin britanik, Starmer u bëri thirrje të dy palëve që t’i përmbahen marrëveshjes së armëpushimit të mbështetur nga SH.B.A.

Është e vetmja rrugë për paqen afatgjatë për izraelitët dhe palestinezët, ” tha ai.

Ai vuri në dukje se qeveria e tij ishte në kontakt të ngushtë me SHBA dhe aleatët rajonalë që po bëjnë presion për de-përshkallëzim.

Starmer shtoi se përparësia e menjëhershme “mbetet marrja e ndihmës me shpejtësinë dhe vëllimin e nevojshëm ”. /rtsh/

Share This