Sulmet ajrore ruse plagosin mbi 20 persona në Kharkiv
Më shumë se 20 persona janë plagosur në një sulm ajror rus në qytetin Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, thanë sot zyrtarët.
“Në mesin e të plagosurve ishte një 8-vjeçar dhe dy adoleshentë”, njoftoi guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov në Telegram.
Ai ka postuar foto ku shfaqen rrënojat para një pallati shumëkatësh dhe një makinë e djegur.
Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se dhjetëra persona ishin evakuuar dhe disa automjete kishin marrë flakë.
Përpara pushtimit të plotë të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, Kharkivi ishte qyteti i dytë më i madh në Ukrainë – me një popullsi prej më shumë se 1 milion.
Në fillim të luftës, Moska u përpoq të merrte qytetin, i cili është vetëm rreth 30 kilometra nga kufiri, por dështoi. Që atëherë, Kharkivi ka qenë një nga qytetet më të bombarduara në Ukrainë, raporton atsh.