Suhareka triumfon ndaj Prishtinës, “paqe” mes Malishevës e Dritës

Suhareka triumfon ndaj Prishtinës, “paqe” mes Malishevës e Dritës

Suhareka e ka fituar derbin kundër Prishtinës, derisa Malisheva dhe Drita kanë ndarë pikët.

Skuadra nga Theranda triumfoi me rezultat të ngushtë 2:1, në përballjen që ishte mjaftë e baraspeshuar.

Suhareka mori epërsinë pas vetëm tre minutave lojë përmes Mevlan Zekës (3’).

Prishtina pastaj kishte disa raste shënimi dhe e barazoi rezultatin falë Ardi Ajdinit, i cili realizoi me kokë pas asistimit të Boueye (31’).

Pjesa e dytë ishte shumë më e baraspeshuar, me më pak raste shënimi. Dallimin e bëri Liridon Fetahaj me një gol të bukur (68’).

Prishtina kishte rastin e artë për ta barazuar rezultatin në minutën e fundit, megjithatë Betim Halimi e ndali penalltinë e Albin Krasniqit (90+8′).

Kësisoj, Suhareka ngjitët në pozitën e katërt me 16 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e tretë.

Në anën tjetër, është mbyllur pa fitues derbi ndërmjet Malishevës e Dritës, që përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Ndeshja mes dy skuadrave ishte e qetë, më pak raste shënimi – ndërsa asnjëra prej tyre nuk ia dolën t’i konkretizonin.

Drita kishte më shumë posedimin e topit, ndërsa Malisheva krijoi disa kundërzbritje të bukura por larg finalizimit, shkruan nacionale.

Malisheva qëndron në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës me 18 pikë, derisa Drita zë vendin e pestë me 15 sosh.

Share This