Suhareka dhe trajneri Qendrim Kida ndajnë rrugët

Suhareka dhe trajneri Qendrim Kida ndajnë rrugët

Suhareka ka njoftuar largimin e trajnerit Qendrim Kida.

Largimi i Kidës vjen pas humbjes së Suharekës të shtunën ndaj Gjilanit, ndërsa ekipi aktualisht ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelën e Superligës, të cilën e kryeson Drita.

Klubi ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tij, duke theksuar disiplinën dhe frymën ekipore që ka sjellë gjatë drejtimit të skuadrës.

“Pavarësisht sfidave dhe rezultateve, përkushtimi i tij ndaj ekipit ka qenë i padiskutueshëm. Ne e vlerësojmë çdo përpjekje dhe çdo moment të kaluar së bashku dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.

Share This