Sudani njeh shtetësinë e Kosovës

Sudani njeh shtetësinë e Kosovës

Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Lajmi është bërë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Antalia, në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik, teksa njohja nga ky shtet vjen në një moment të rëndësishëm pas njohjes nga Kenia.
Përmes një postimi në rrjetin social X, e para e shtetit shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.
“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka deklaruar Osmani në X, raporton rtk.

Share This