Stuhi bore, paralizon udhëtimet në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

Stuhi bore, paralizon udhëtimet në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

Një stuhi e fuqishme bore ka sjellë kaos në udhëtimet ajrore në Nju Jork dhe në disa shtete të verilindjes së SHBA-së, pikërisht në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit.

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork dhe Nju Xhersej, ndërsa moti i keq ka detyruar anulimin ose vonimin e mbi 9 000 fluturimeve, sipas të dhënave nga “FlightAware”.

Aeroportet kryesore, përfshirë JFK, LaGuardia dhe Newark, kanë paralajmëruar udhëtarët për ndërprerje të mëtejshme, duke i këshilluar të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre.

Stuhia ka prekur veçanërisht ata që udhëtojnë për festat e fundvitit, duke kthyer pushimet në një sfidë të vërtetë për mijëra pasagjerë.

Share This