Sot Spanjë-Angli, finalja e Botërorit

Sot Spanjë-Angli, finalja e Botërorit

Kampionati Botëror i femrave që po mbahet në Australi dhe Zelandën e re, tashmë ka ardhur në fund të rrugës.

Spanja dhe Anglia do të përballen sot në mesdite në finalen e madhe të këtij Botërori, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Pas duelit të djeshëm për vendin e tretë mes Suedisë dhe Australisë, sfidë të cilën e fituan vashat suedeze me protagoniste Kosovare Asllanin, tani vjen koha për finalen e madhe të këtij eventi sportiv.

Finalja mes spanjolleve dhe anglezeve, parashikohet të sjellë një ndeshje dramatike pasi që të dy skuadrat kanë treguar formë të lartë në këtë Botëror.

Ndeshja finale mes Spanjës dhe Anglisë fillon në orën 12:00.

Share This