
Sot moti me diell dhe vranësira të ndryshueshme
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

