Sot mot me diell e shumë i nxehtë

Sot mot me diell e shumë i nxehtë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me temperatura tejet të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 31 deri në 35 gradë celsius.

 

Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 qytetarët mos t’i ekspozohen direkt rrezeve të diellit. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, javën e ardhshme temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nëse temperturat e kalojnë nivelin normal, do të rimerret vendimi për kufizimin orarit të punës për disa kategori.

Share This