Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 25 për konstituim

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 25 për konstituim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sërish sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces ky që ka filluar me 15 prill.

Sot për herë të 25-të, ata pritet të tentojnë që të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka propozuar për kryetare të Kuvendit, deputeten dhe ministren në detyrë të drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Por deputetët e partive të tjera, përveç atyre të minoriteteve joserbe, refuzojnë të japin votën për kandidaturën e saj, duke kërkuar që të ndryshohet propozimi i Vetëvendosjes.

Në këtë rast, ata nuk japin votën as për votim të një Komisioni për votim të fshehtë të propozuar nga Vetëvendosje, duke deklaruar se është kundër rregullores së Kuvendit, që derisa procesi i votimit ishte i hapur, të ndryshohet në mes të procedurës, raporton rtk.

Share This